Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ambasadorja Jusufi e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ajo theksoi se Kosova mbetet partnere e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me të cilën realizohen shumë projekte të përbashkëta, si në fushën e ekonomisë e tregtisë ashtu edhe në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet dhe shtoi se Kosova do të punojë me të njëjtin përkushtim në intensifikim të marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë e Veriut në rrafshin politik, tregtar, ekonomik, e kulturor. Ai tha se ky përkushtim do të fillojë menjëherë me realizimin e një vizite zyrtare si dhe organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive, së shpejti.
Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet si dhe procesin e vaksinimit.
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”