Stacioni Policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
“Të dyshuarit nga data 08.05.2021 e deri me datë 10.05.2021, dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit. Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan. Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale”, njofton policia./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...