Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi se termine për vaksinim kanë marrë të gjithë qytetarët e moshës mbi 40 vjet nga Shkupi, të cilët deri më 30 prill kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb-faqes „www.vakcinacija.mk“.
Siç thekson ministri, gjatë tri ditëve të ardhshme edhe nga qytetet e tjera të vendit, termine për vaksinim do të marrin qytetarët e moshës mbi 40 vjeçare, të cilët deri në fund të prillit kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes kësaj ueb-faqe.
Filipçe bëri të ditur se prej dje ka filluar edhe vaksinimi i pacientëve me dializë dhe me transplantim.
“Prej dje filloi vaksinimi edhe i pacientëve të cilët janë në dializë, si dhe pacientët me transplantim. Imunizimi në shtet zhvillohet me tempo të përforcuar, mënyra më e lehtë që të vaksinoheni është duke u regjistruar në www.vakcinacija.mk”, tha Filipçe.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme nga 4.196 teste u regjistruan 112 raste të reja me coronavirus, 13 pacientë humbën jetën edhe 2.179 u regjistruan si të shëruar./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...