Burim Habibaj, nga qyteti i Mitrovicës, ka marrë pjesë në garat drag race, që janë mbajtur në qytetin Sliven të Bullgarisë.
Këto gara, janë të parat që zhvillohen për këtë sezon.
Habibaj, ka pasur një paraqitje të mirë, ku 402 m ka arritur t’i përfundojë me kohën 9.3 sekonda e shpejtësi deri në 250 km/h, shkruan arbresh.info.
I riu nga Mitrovica ka marrë pjesë edhe herë tjera në kësisoj garash, madje edhe është shpallur kampion në Kosovë.
Drag race, sport ku shoferët testojnë aftësitë e tyre dhe fuqinë e makinave, vitet e fundit ka filluar të marrë vëmendje edhe në vendin tonë./arbresh.info/


Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...