Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i personave të shëruar nga virusi Covid-19 në Maqedoni të Veriut.
2179 persona të prekur e kanë fituar betejën me Covid 19, numër ky i cili deri më tani nuk ka qenë pjesë e raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.
4196 persona janë testuar, prej të cilëve 112 kanë rezultuar pozitiv, që në përqindje i bie të jetë 2,7% nga numri i përgjithshëm i testeve.
Numri i viktimave është 13, ndërkaq Shkupi kryeson si për nga numri i të prekurve ashtu dhe për nga numri i viktimave.
Ministria e Shëndetësisë njofton se situata në Spitale dhe qendrat Covid është e qëndrueshme dhe se shumica e klinikave po i rikthehen normalitetit.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me COVID 19, të cilët shërohen nëpër repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 536 dhe ka rreth 870 shtretër të lirë nëpër qendrat Covid. Për shkak të rënies së dukshme të numrit të të prekurve spitalet i kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët me Covid-19 – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Spitalin 8 shtatori gjithsej ka 75 pacientë, ndërkaq në Klinikën Infektive trajtohen 69 persona. Në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive ka gjithsej 4 pacientë të cilët shërohen ndërsa në Klinikën e Pediatrisë për momentin pozitivë me Covid19 është vetëm një fëmijë. Gjithsej 207 pacientë të prekur po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Shumica prej tyre janë nën mbështetjen e oksigjenit.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...