Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sonte në mesnatë nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim, të cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.
Sipas ministrisë, përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë).
“Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse. Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe ti gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona te gjata. Kërkojmë mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë