Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor në vend, transmeton arbresh.info.
Bazuar në raportin 2-javor të kësaj klinike, ka pasur 3790 raste që kanë marrë trajtim spitalor, në shërbime të ndryshme, reanimim, degët, internistike, kirurgjike, ortopedike, përfshirë edhe aksidentet në trafik, rastet e plagosjeve dhe të tjera.
Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike.
Klinika Emergjente apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen tek mjeku familjar, e pastaj tek spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...