Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka reaguar pas aktakuzës së parashtruar kundër tij dhe disa personave për rastin “Vendet në Vodno” dhe pasi që Gjykata Penale i caktoi paraburgim atij, duke thënë se me disa dëshmitarë të kërcënuar, vazhdon të ushtrojë trysni politike dhe terror ndaj kundërshtarëve politik.
Ai e quan kryeministrin Zaev kriminel dhe e akuzon se institucionet ushtrojnë trysni të paparë dhe kërcënojnë njerëzit që të dëshmojnë kundër tij.
“Ai nuk ka mëdyshje dhe vet dërgon mesazhe te disa nga viktimat se do t’u ofrojë ndihmë nëse dëshmojnë kundër meje. Për atë nuk përbën që represionet të shkojnë deri në atë nivel që dikush me ditë të jetë i mbyllur, të privohet nga ujë për pije, nëse nuk ka mënyrë se si të veprojë. Dërgimi i të gjithave Inspektoriatëve te firmat e biznesmenëve me detyrë që të ushtrohet trysni dhe të bëhen dëshmitarë të rremë është gjithmonë mjeti i parë me të cilën fillohet, më pas nëse kjo shkon pa sukses shkohet me torturat e tjera”, shkruan Gruevski.
Sipas tij, Zaevit i duhen raste të reja për ta shpërqendruar vëmendjen nga aferat kriminale me biznesin me marihuanë dhe aferën me pasaportat.
“Gjithçka që bën këto vite Zoran Zaev një ditë do të zbulohet dhe do të del në shesh, ndërsa ai do të japë përgjegjësi”, shkruan Gruevski.
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...