Interi përballet me Romën këtë mbrëmje dhe lojtarët e Antonio Contes do të veshin fanellat e tyre të katërta kundër Giallorossëve.
Nerazzurrët lansuan fanellën e tyre speciale apo të katërt gjatë muajit mars së bashku me stemën e re të klubit.
Kampionët kishin nevojë për autorizim të veçantë nga Lega Serie A. Në letër, ata nuk do të lejoheshin ta vishnin atë në ndeshjet zyrtare sepse rregullat e Lega Serie A parashikojnë që fanellat të kenë më së shumti tre ngjyra të dallueshme.

Inter-Roma fillon në orën 20:45 me kohën tonë lokale dhe do të zhvillohet në Stadio Giuseppe Meazza.
Antonio Conte nuk mbajti konferencë shtypi para ndeshjes dje pasi nuk donte të përgjigjej në pyetjet në lidhje me çështjet jashtë fushës.
Presidenti Steven Zhang, në fakt, u kërkoi lojtarëve të Interit të heqin dorë nga pagat për dy muaj për të ndihmuar klubin financiarisht, por sipas raporteve në Itali, ata nuk duket se janë të gatshëm ta bëjnë këtë. /Telegrafi/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...