Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar kundër COVID rreth 20 mijë efektivë politike. Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total.
Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.
“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.
Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan ministrja.
?♀️? Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë…
Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, 11 May 2021
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...