Shtatë persona, përfshirë sulmuesin, u vranë nga të shtënat në një festë ditëlindjeje në Colorado Springs në shtetin amerikan të Kolorados.
Siç thuhet, sulmuesi erdhi në festë dhe filloi të shtinte, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave amerikane, sulmuesi ishte në një marrëdhënie me njëren nga viktimat.
Mes viktimave është edhe vajza që festonte ditëlindjen.
Të gjithë viktimat janë të rritur.
Policia tha se me të mbërritur në vendin e krimit, ata gjetën gjashtë persona të vdekur, ndërsa i shtati u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra, ku edhe më pas ndërroi jetë.
Një hetim mbi motivet e sulmit është duke vazhduar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...