Kuinteti i Tunxhit i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Shkodër, shkruan arbresh.info.
Kuinteti do të performojë një program mjaft atraktiv dhe të larmishëm për publikun artdashës të Shkodrës me datë: 09.05.2021, duke filluar nga ora 19:00.
Ky kuintet përbëhet nga: Avni Krasniqi – Trombë, Ardit Pira – Trombë, Betim Krasniqi – Trombon, Bledar Bujupi – Korno, Meriton Ferati – Tubë.
Koncerti është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor, Shqipëri – Kosovë dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Filharmonia e Kosovës dhe Qendra Rinore ARKA Shkodër. /arbresh.info/
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...