Me barazimin e djeshëm të Barcelonës me Atletico Madridin, tani gjithçka sa i përket titullit të La Ligas do të varet nga Real Madridi.
“Los Blancos” e presin sonte në Alfredo di Stefano ekipin e katërt në renditje, Sevillën.
Madrilenët me fitore eventuale do të ngjiteshin në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Atleticon dhe dy më shumë se Barcelona.
Megjithatë, përballë do ta kenë një kundërshtarë të vështirë si Sevilla.
Andaluzianët ende kanë gjasa matematikore ta fitojnë titullin dhe do të luftojnë deri në fund për ta arritur këtë.
Momentalisht, Sevilla ka 70 pikë, shtatë më pak se Atletico Madridi, por me fitore sonte do të afrohej në vetëm katër, kur do t’i mbeteshin edhe tri xhiro deri në përfundim. /Gazeta Express/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...