Një shpërthim pranë një shkolle në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, ka lënë të vdekur të paktën 40 persona dhe ka plagosur dhjetra të tjerë, tha Ministria e brendshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tariq Arian tha të paktën 52 persona, kryesisht studentë, u plagosën në shpërthim. Ai nuk deklaroi shkakun ose shënjestrën e shpërthimit, transmeton portal arbresh.info
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ghulam Dastagir Nazari tha se 46 persona janë shtruar në spital deri më tani.
Që nga tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Kabuli ka qenë në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa zyrtarët bëjnë të ditur se talibanët kanë shtuar sulmet në të gjithë vendin.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit.
Shpërthimi ndodhi në pjesën perëndimore të Kabulit, ku jetojnë kryesisht myslimanë shiitë, të cilët janë sulmuar shpesh nga militantët e Shtetit Islamik në vitet e fundit./arbresh.info./
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...