Tashmë kampioni i Serie A, Interi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:1 Sampdorian në kuadër të javës së 35-të në kampionat.
Gagliardini e nisi festivalin e golave qysh në minutën e katërt, për ta vazhduar Sanchez pas 22 minutave.
Keita arriti të ngushtonte epërsinë në të 35-tën, por pas vetëm një minuti Sanchezi e riktheu epërsinë prej dy golave.
Më pas, Interi realizoi edhe dy herë në pjesën e dytë përmes Pinamontit në të 61-tën dhe Lautaro Martinezit në të 70-tën.
Me këtë fitore, Interi arrin kuotën e 85 pikëve në pozitën ee parë, tri xhiro para përfundimit të kampionatit./arbresh.info/

Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...