Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta nisi të shtunën punën, me konstituimin e tij dhe miratimin e programit të punës.
“Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij komisioni, i iniciuar me kërkesën e deputetëve”, tha kryetari i këtij komisioni Alket Hyseni.
Ndërsa deputetja e PS, Klotilda Bushka, u zgjodh sekretare e komisionit hetimor, raporton A2.
Ngritja e komisionit hetimor u votua me 97 vota pro dhe 6 kundër. 49 deputetë të mazhorancës iu drejtuan më herët Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për shkarkimin e kreut te shtetit.
Sipas tyre, “në abuzim dhe tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrantë të Kushtetutës, Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë”, janë pretendimet e deputeteve socialiste kundër Metës./arbresh.info/
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së nd...
Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbi...
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësi...
Rizvanolli priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë,...
Nesër i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit që u vra në Gja...
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianë...