Mbetjet e raketës më të madhe kineze, “Long March 5B”, pritet të bien në Tokë sot ose nesër gjersa do të digjen pasi të hyjnë në atmosferë.
Kjo u njoftua nga Qendra Amerikane e Hapësirës për Kërkim dhe Zhvillim, raporton cnn.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme kineze njofton se mbetjet e raketës do të digjen pasi të kontakton me atmosferën e Tokës ndërsa ushtria amerikane njoftoi se forcat e komandës hapësinore amerikane po monitorojnë rënien e pjesëve të raketës kineze gjatë, siç është formuluar, hyrjen e pakontrolluar në atmosferën e Tokës.
Sipas parashikimeve aktuale, mbetjet e raketës kineze ka shumë të ngjarë të bien jo shumë larg ishullit verior të Zelandës së Re.
Raketa “Long March 5B” u lëshua javën e kaluar dhe është është e dyta e këtij lloji që fluturon me sukses në hapësirë që nga maji i vitit të kaluar.
Mbetjet e raketës “Marsh i gjatë” që ranë në Tokë pas misionit të vitit të kaluar peshuan rreth 20 ton.
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...