Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj i është përgjigur kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili tha se shteti nuk funksion me dollapë, kur u pyet për deklaratën e zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili tha se kanë hallakatur çdo cep në Qeveri – të katit të dytë dhe të tretë ‘për të parë mos janë mshefë dosjet e marrëveshjes’.
Rexhaj tha se Abdixhiku është i ri në politikë dhe se historia e dialogut Kosovë-Serbi nuk është në 20 faqe.
“E para, zotëri Abdixhiku është i ri në politikë, e dyta ndoshta nuk ka informacion se si ka ardhë puna, mendoj që historia e dialogut Kosovë-Serbi nuk është në 20 faqe. Ne po kërkojmë çdo gjë e cila me plot kuptimin e fjalës ka ndodhur mes delegacionit të Kosovës që e kryesonte zotri Hoti, ka mungu transpareca e plotë. Nuk po themi që kanë fshehur diçka, por dialogu nuk është në 20 faqe”, tha Rexhaj.
Abdixhiku duke qeshur kishte thënë se deklarata e Bislimit është hajgare, sepse sipas tij, shteti nuk funksion me dollapë, por të gjitha thotë se janë dorëzuar në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës.
“Nuk është e vërtetë. Kjo është hajgare qysh keni kontrolluar dollape, shteti nuk funksion me dollapë, dokumetet kanë numër portokolle, kanë vulë. Nuk është shtëpi nuk është podrum. Është padituri e madhe ju lutem. Nuk lëvizen raftet në Qeveri për të gjetur dokumente”, tha Abdixhiku.
Po ashtu ai tha se në rast se Qeveria e Kosovës ka pasur të pyes diçka, atëherë është dashur të kontaktojnë me LDK-në, pasi sipas tij, dokumentet nuk mund të fshehen.
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi