Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka marr pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtare të Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Ballkanit.
Më këtë rast Vitia tha se, Ministria e Shëndetësisë do të jetë me infermierët dhe do të ju ofroj mbështetjen tonë që infermieria si profesion i veçantë dhe kompetent në zingjirin e shërbimeve shëndetësore.
Postimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia sot ishte pjesë e Kongresit të Parë Ndërkombëtare të Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Ballkanit – KNIPShB.
Ministri Vitia, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, brenda kapaciteteve do të investoj në këtë komunitet me qëllim të mbrojtjes së infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor në vendin e punës, ruajtjen e kuadrit, edukimin e vazhdueshëm dhe krijimin e një mjedisi profesional, ku infermierët dhe profesionistët të tjerë shëndetësor do ndihen të realizuar profesionalisht, të respektuar dhe të trajtuar në mënyrë dinjitoze, me paga meritore dhe të drejtat që u takojnë.
“Ne e kuptojmë se zgjatja e pandemisë COVID-19, ka shkaktuar një rraskapitje të thellë jo vetëm të infemierëve e mjekeve, por edhe të kategorive të tjera, por jemi me ju që ta ofrojmë gjithë mbështetjen tonë që infermieria si profesion i veçantë dhe kompetent në zingjirin e shërbimeve shëndetësore, të ja dal ta konsolidojë rolin e saj krucial në mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemit tonë shëndetësor.” shtoi ministri Vitia./arbresh.info/
Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia sot ishte pjesë e Kongresit të Parë Ndërkombëtare të Infermierëve, Mamive dhe…
Posted by Ministria e Shëndetësisë on Thursday, May 6, 2021
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...