Dy koncerte mjaft të veçanta dhe unike do të mbahen këtë fundjavë në Shqipëri nga Kuinteti i Tunxhit të Filharmonisë së Kosovës.
Përgjatë dy koncerteve që do të mbahen në Shkodër dhe Berat, Kuinteti i Tunxhit të Filharmonisë së Kosovës i përbërë nga Avni Krasniqi dhe Ardit Pira të cilët luajnë në trombë, Betim Krasniqi i cila luan në trombon, Bledar Bujupi në korno dhe Meriton Ferati në tubë do të performojnë një program të larmishëm të repertorit shqiptar, por dhe të huaj.
Koncerti i parë do të mbahet me datën 8 maj në orën 18:00 pranë Parkut të Bulevardit ‘Republika’ në Berat. Ndërkaq koncerti i dytë do të mbahet një ditë më pas pranë qendrës rinore ‘Arka’, në Shkodër me fillim nga ora 19:00.
Ky bashkëpunim është mundësuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Filharmonisë së Kosovës, Bashkisë së qytetit të Beratit dhe Qendrës Rinore Kulturore ‘Arka’ në Shkodër./ KultPlus.com
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...