Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95.000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.
Vaksinimi do të rifillojë sot, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësorë nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...