Një person ka raportuar se një person i panjohur ka gjuajtur me armë zjarri veturën e tij që ishte përball shtëpisë, shkruan arbresh.info.
Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
Për procedura tjera hetimore nga vendi i ngjarjes është tërheqë vetura e viktimës, nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.
“Rr. Xhavit Haziri, Prishtinë 03.05.2021 –21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga ndonjë person i panjohur vetura e tij me targa vendore ishte goditë nga predhat e fishekëve të armës së zjarrit e cila veturë kishte qenë përballë shtëpisë së tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Për procedura tjera hetimore nga vendi i ngjarjes është tërheqë vetura e viktimës, nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë