Profesori i ekonomisë, ish-deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa, ka treguar se është i angazhuar në grupin e ekspertëve të Kosovës për dialogun me Serbinë.
“Nuk ka asgjë të re këtu. Kam qenë në një rol të eksperti këshillëdhënës edhe gjatë qeverisë së kaluar kur koordinator ka qenë Skënder Hyseni. Ky bashkëpunim ka vazhduar edhe me qeverinë e re”.
“Nuk mund të mos i ofroj shërbimet e mia kur është çështja për negociatat me Serbinë. Grupi i Ballkanit është realizator teknik, por puna e ekspertëve është e lidhur me qeverinë”, është shprehur Mustafa.
Ai në Klan Kosova ka thënë se është i angazhuar më shumë për ta ndihmuar ekipin rreth fushës së ekonomisë.
“Do të punojmë si ekip. Shoshitim gjëra dhe japim mendime dhe propozime për qeverinë. Bashkë me kolegun Robert Muharremi do të jem më i koncentruar në ekonomi. Kemi pas 2-3 deri tash me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”, shtoi Mustafa.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...