Ora policore në Maqedoninë e Veriut do të jetë nga 23:00 deri ora 05:00 të mëngjesit, kurse ambientet e hapura të objekteve hotelerike të punojnë deri ora 22:30.
Ky është propozimi i Shtabit Kryesor të Krizës që me rekomandim të autoriteteve shëndetësore i është dorëzuar Qeverisë. Nëse këto lehtësime miratohen në seancën e së Martës, do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë në 5 Maj.
Për momentin ora policore fillon në 21.00 kurse lokalet punojnë deri ora 20:30.
Në Maqedoninë e Veriut, ka filluar dukshëm të ulet presioni ndaj spitaleve, kurse ndryshimi i situatës epidemiologjike pritet në fillim të verës, kur duhet të ketë një përqindje të lartë të popullsisë së imunizuar.
Për këtë qëllim, nga e marta, me vaksinat kineze “Sinofarm” fillon vaksinimi masiv në Shkup dhe në gjashtë qytete tjera të vendit. Autoritetet njoftojnë se deri tani janë vaksinuar mbi 63.000 qytetarë kurse për t`u vaksinuar janë paraqitur mbi 218 mijë.
Pas vendosjes së masave shtrënguese, numri i infektimeve të reja me COVID-19 po zvogëlohet. Gjatë katër ditëve të kaluara rastet aktive kanë shënuar rënie nga 15.013 në 14.276. Klan News
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...