Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave thotë se gazetaria hulumtuese dhe avancimi i transparencës kanë ndikim pozitiv në demokracitë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm.
Pa media të lira, sipas Pendarovskit, nuk ka informacione objektive dhe të kontrolluara, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale Covid-19,
“Tema e këtij viti e Ditës botërore të lirisë së mediave “Informacionet si një e mirë publike” është thirrje për afirmimin e rëndësisë për kujdesin e informacioneve si një e mirë publike. T’i mbështesim dhe t’i mbrojmë të drejtat dhe liritë e mediave nga presioni dhe ndikimi politik. Institucionet janë të detyruara të krijojnë një atmosferë demokratike për realizimin e gazetarisë profesionale. Kjo është e domosdoshme që të kemi etikë mediatike dhe opinion të informuar publik”, shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...