Pas tre vitesh hetime, konsulenti mjekësor i Fiorentinas, Giorgio Galanti është dënuar me një vit burg për vdekjen e Davide Astorit.
Davide Astori do të mund të shpëtohej, vdekja e kapitenit të Fiorentinas në vitin 2018 në hotelin e tij ishte një ngjarje shokuese dhe tani është gjetur fajtori.
Fjala bëhet për Giorgio Galanti, i cili është konsulent sportiv i klubit dhe ish-Drejtor i Qendrës medicinale të sportit në Unitersitetin e Careggit.
Galanti u dënua me një vit e gjysmë heqje lirie nga gjykata.
Sipas Prokurorisë në Firence, Astori ka vdekur shkaku i diagnozës së gabuar ndaj një sëmundje të quajtur “Cardiomiopatia aritmogena venticolare” e njëjta sëmundje që vrau dhe futbollistin e Livornos, Piermario Morosini.
Prokuroria deklaroi se nëse kjo sëmundje do të ishe diagnostikuar, atëherë Astori do të shpëtohej.
Sipas Prokurorisë, fajtori kryesor është Galanti dhe anëtarë të stafit të tij mjekësor, pasi ata kanë qenë në mbikëqyrje të futbollistëve të Fiorentinas dhe vdekja e Astorit është neglizhencë e tyre./telegrafi/

Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...