Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka thënë me shaka se do ta kishte lënë veten rezervist në të ardhmen, pasi e mësoi një statistikë për paraqitjet e klubit me dhe pa të.
Me Pogban titullar, Unitedi i fiton vetëm 1.9 pikë për ndeshje, ndërsa me të në bankën rezervë, i fiton 2.2 pikë për ndeshje mesatarisht, transmeton Gazet Express.
Ai ka bërë shaka se duhet të konsiderohet si zëvendësues për djajtë e kuq, megjithëse thotë se këtë se sheh edhe si sfidë të cilën duhet ta përqafojë.
Kur Canal+ ia tregoi atë statistikë, Pogba bëri shaka: “Pra duhet të më lini në bankën rezervë atëherë! Nuk e kisha parë këtë statistikë. Nëse ekipi luan më mirë pa mua, do ta kuptoja plotësisht nëse trajneri do të më linte rezervë”.
Ai shtoi: “Është një sfidë e mirë për mua, gjithsesi. Shpresoj se do të jetë e kundërta. Shpresoj se njerëzit do të fitojmë më shumë me mua sesa pa mua”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...