Portugalia vendosi të hapë kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit.
Shteti i goditur rëndë në fillim të këtij viti nga pandemia që e bëri stafin shëndetësor të përballej me 300 të vdekur në ditë, ka nisur të marrë frymë lirisht. Masat e marra ndihmuan me sa duket në uljen e infektimeve dhe të premten, për të dytën herë brenda natës, nuk u regjistrua asnjë viktime nga Covid 19.
Kryeministri Antonio Costa kishte njoftuar disa ditë më parë masat e fazës së katërt për lehtësim të kufizimeve. Përveç heqjes së kontrolleve kufitare, orët e hapjes së kafeneve, restoranteve dhe qendrave kulturore janë zgjatur, sidomos në fundjavë. Dasmat dhe evente të tjera mund të organizohen sërish, ndonëse me 50 për qind të kapaciteteve nëpër restorante.
Por ndërsa kontrollet në kufi me Spanjën janë hequr, personat ato nga shtete me mbi 500 raste koronavirusi për banorë si Franca, do t`i nënshtrohen karantinës 14 ditore nëse hyjnë në Portugali.
Deri më tani, rreth 22 për qind e popullsisë portugeze prej 10 milionë banorësh, ka marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-covid./tch
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale