Njësitet e Doganës i kanë konfiskuar 10 paketa me cigare në rajonin e Mitrovicës, respektivisht 100 mijë copë cigare, të cilat ishin të kontrabanduara, këtë të shtune.
Në njoftimin e Doganës thuhet se cigaret janë gjetur në një automjet, i cili fillimisht ishte ndalur për t’u kontrolluar dhe në ishin gjetur cigaret.
“Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet në njoftim.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale