Policia: Falë bashkëpunimit me qytetarët u arrestua Faton Ibrahimaj

09:47 | 30 Prill 2021
A Z

Policia e Kosovës ka përmes një komunikate ka dhënë detaje për arrestimin e Faton Brahimit, të dyshuarit për vrasjen e djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimi.

Policia ka thënë se arrestimi është bërë falë bashkëpunimit me qytetarët, pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale:

“Vrasje”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit./arbresh.info/

Të ngjashme