Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka njoftuar se pikat për vaksinim masiv që duhet të funksionojnë në gjashtë qytete nga e marta, në ditë do të mundësohet vaksinimi i më shumë se 10 mijë qtetarëve.
Filipçe deklaroi se me këtë nuk do të ketë turma të qytetarëve për vaksinim në pikat ekzistuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në lidhje me pritjet dhe turmat, mendoj se ka hapësira të mjaftueshme që të mos bëhen turma dhe të mbahet distancë. Kjo pamje është edhe rrezik, por që do të kalohet pas lëshimit në funksion të pikave tjera për vaksinim masiv. Të hënën do të bëhet distribuimi i vaksinave sipas numrit të paraqitjeve për vaksinat kineze në Tetovë, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir dhe Ohër”, tha Filipçe.
Ai njoftoi se deri tani janë vaksinuar rreth 60 mijë qytetarë, ndërsa në këtë numër janë edhe personat mbi moshën 70 vjeçare./Telegrafi/
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit