Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar rreth refuzimit të Albin Kurtit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ka thënë së Kurti nuk e refuzoi takimin, por e shtyu atë për arsye populsite.
Më tej, ai është shprehur se “Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh”.
Postimi i plotë:
“Ai dëshiron të DUKET, por jo edhe të JETË, ai që ishte.
Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare.
Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte. Shtyrja është në funksion të imazhit prej një politikani të qëndresës. Por këtij imazhi i ka rrjedhur përmbajtja e nevojshme për rezistencë. Kurti tashmë është duke e përgatitur ekipin negociator, disa nga të cilët janë emra që i takojnë historikut të dialogut që Lëvizja e Kurtit e kundërshtoi nga fillimi.
Ai tashmë ka pranuar kornizat politike dhe përmbajtjen e dialogut. Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh.”/arbresh.info/
Ai dëshiron të DUKET, por jo edhe të JETË, ai që ishte.
Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për…
Posted by Dardan Molliqaj on Wednesday, April 28, 2021
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...