Konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berishaj, kohë më parë kërkoi rikthimin në emision të konkurrentit nga Kosova, Atdhe Xheravina. Pas rikthimit të tij, dyshja zhvilluan disa takime së bashku.
Por para disa javësh, Antonela ishte kapur ‘mat’ nga disa ndjekës, duke u futur në makinën e ish-konkurrentit, Fation Kuqari.
Në fillim, konkurrentja kishte postuar një vajzë tjetër në rrjetin social “Instagram”, duke treguar që nuk ishte ajo, por në intervistën për aplikacionin e “Për’puthen”, ajo kishte treguar të gjithë ngjarjen.
Antonela tregojë që Fationin e ka mik dhe se ai i ka dhuruar një palë syze, për t’i bërë reklamë dyqanit të tij.
Ndërsa, të martën mbrëma Antonela postoi disa video, teksa ishte duke darkuar, ku vërehej edhe Fationi e disa miq të tjerë.

Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...