Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Presidenti Michel e uroi kryeministrin Kurti për fitoren impresive në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe për marrjen e detyrës së kreut të qeverisë. Në prag të vizitës së kryeministrit Kurti në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian Michel i shprehu mirëseardhje në kryeqendrën e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Michel për prioritetet e qeverisë, e që mbizotërohen nga menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi sa më i shpejtë i dozave të reja të vaksinave. Këtu, ai e falënderoi presidentin Michel për mbështetjen e BE-së në sigurimin e dozave të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX. Kryeministri Kurti nënvizoi synimet e qeverisë në investime të reja që ofrojnë vende të reja të punës dhe reformat në drejtësi, si pjesë e luftës kundër korrupsionit. Në fund të takimit, kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e qeverisë për një dialog të përgatitur mirë ndërmjet Kosovës e Serbisë./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...