Sot rreth 11:00 pasdite në fshatin Zjaqë të Mitrovicës një person ishte vetë plagosur me armë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, Flamur Arifaj, tranmseton arbresh.info
Ndërsa detajet rreth rastit për arbresh.info i ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Menjëherë pas marrjes së informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e Policisë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë Zahiti.
Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se vikima S.H 48 vjeçar, ka vdekur, dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.”
“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë”, bën të ditur zëdhënësi i Policisë./arbresh.info/
Lexo edhe:
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...