Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të marra gjatë prerjes së druve në mal.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të hënës, në fshatin Terrnovicë e Epërme të Podujevës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur”, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës