Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se vaksinimi po shkon mirë dhe se në sallën “Boris Trajkovski” po bëhet rivaksinimi me vaksinën “Sputnik V”.
“Ato janë ato 20 mijë vaksinat. Të shtunën në orët e vona, sot të dielën në mëngjes arritën 20 mijë vaksinat “Sputnik|, prej të cilave 7.000 do të jenë për rivaksinimin e punonjësve në infrastrukturën kritike”, tha Filipçe.
Ai theksoi se tani arrijnë edhe 10 mijë vaksina të “Pfizer” dhe se çdo të hënë do të ketë mes 4.000 deri 7.000 vaksina të këtilla deri sa të arrijë numri 26.000.
“Duhet të arrijë edhe një sasi përmes sistemit të solidaritet nga BE përmes Austrisë”, tha Filipçe.
Filipçe tha se në fund të muajit duhet të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat kineze./Telegrafi/
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...