Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 154 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 545 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.972 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.084.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 40 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Pejë 13 raste, Gjilan 10 raste, Gjakovë 9 raste, Obiliq 9 raste, Podujevë 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Drenas 5 raste, Vushtrri 5 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 2 raste, Prizren 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Viti.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...