Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me drejtorët e spitaleve dhe qendrave kovid ka shkruar se presioni në spitale është ulur dukshëm në krahasim me dy javët e fundit.
Ministri Filipçe apelon tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar periudhës në vijim.
“Në krahasim me dy javët e kaluara, dukshëm është ulur presioni në lidhje me nevojën për të shtruar pacientë në spitale. Disa reparte do të lirohen nga detyrimi për të pranuar pacientë me Covid-19 dhe do t`i kthehen gjendjes normale. Megjithëse situata epidemiologjike dhe situata në spitale po stabilizohen, duhet bërë një kujdes ekstrem në ditëve në vijim”.
“Bëj thirrje për respektim të mëtejshëm të masave, duke aplikuar disiplinë absolute në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit”, ka shkruar ministri Filipçe.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...