Zinedine Zidane beson se do të ishte çmenduri nëse UEFA e pezullon Real Madridin për shkak të përpjekjeve të dështuara për ta krijuar Superligën e Evropës, pas thashethemeve se Madridi mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm si ndëshkim.
Duke folur para ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve të martën, Zidane e bëri të qartë se do të xhindosej nëse skuadra e tij nuk do të lejohej të garonte sezonin e ardhshëm.
“Është absurde të mendosh se ne nuk do të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Zidane të hënën në një konferencë për media.
Real Madridi, bashkë me Juventusin, ishin iniciatorë të krijimit të një lige të re, që do ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube. Por përpjekjet e tyre dështuan pasi nëntë prej 12 klubeve nënshkruese u tërhoqën brenda 48 orëve.
“Nga jashtë ka shumë fjalë. Do të ketë shumë fjalë, por ne nuk i kontrollojmë ato, unë jam i përqendruar vetëm në ndeshjen e nesërme”, tha Zidane.
“Por mendimi im është se të gjithë ne e duam Madridin në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai./Gazeta Express/
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...