Ditën e sotme, një incident është rregjistruar në momentin e mbylljes së kutive të votimit në Fushë Arrëz të Shqipërisë.
Punonjësi i Policisë me iniciale G.O. është plagosur me thikë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.
Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.
“Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij,” – thuhej në informacionin paraprak të Policisë.
Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Euronewsal.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...