Kjo e dielë ka përkuar me ditën e zgjedhjeve paralamentare në Shqipëri por kjo nuk e ka penguar ardhjen e turistëve në Shqipëri pas hapjes së sezonit turistik. Në këtë ditë me diell, në Rinas mbërriti zyrtarisht edhe charteri i parë me turistë nga Ukraina që shënon dhe një lajm të mirë për të gjithë operatorët turistikë pas një viti të vështirë nga pandemia.
Janë 150 turistë nga Ukraina të cilët u pritën në mënyrë zyrtare në aeroportin Nënë Tereza, ku duhej të ishte i pranishëm edhe ministri i turizmit, Blendi Klosi, por për shkak të impenjimit në zgjedhjet parlamentare mungoi në ceremoni./oranews/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...