Këtë të dielë ka nisur procesi i votimit në Shqipëri.
Në të gjithë vendin 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë do të zgjedhin parlamentarët e rinj.
Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.
KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00
-Pjesëmarrja: 2,85 %
-Raportuar: 628 nga 5199 QV total
-Votuar 13366 nga 469551 zgjedhës në listën e QV të raportuara
Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.
Kujtojmë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e para e cila ka votuar në qendrën e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...