Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, një ekip e përbashkët e policisë dhe Inspektorëve të AVUK-ut, me datë 23 prill 2021, ka realizuar një kontrollë në komunën e Prizrenit dhe Suharekës nga ora 18:30-01:25 min.
Në këtë kuadër në Prizren dhe Suharekë u kontrolluan 68 lokale, për të cilat Inspektorët dhe Policia gjeten parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet u mbyllën me urdhër të Inspektorit, dhe u shqiptuan 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.
Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mos mbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00,njofton policia.
Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër