Presidenti amerikan, Joe Biden, në muajin qershor do të shkojë në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë, në vizitën e parë të tij jashtë vendit që nga marrja e detyrës më 20 janar.
Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë.
Udhëtimi synon të pasqyrojë “angazhimin e presidentit amerikan për të punuar ngushtë me aleatët tanë dhe për të rivendosur aleancat si dhe ringjallur marrëdhëniet transatlantike”, tha Sekretarja i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Në Kornuall të Britanisë së Madhe ai do të marrë pjesë në takimin e G-7-ës, që e përbëjnë vendet më të zhvilluara të botës. Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.
Më pas ai do të vizitojë Brukselin, ku do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të NATO-s më 14 qershor si dhe në një samit mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne kemi shumë për të bërë së bashku, duke filluar nga ndryshimi i klimës tek shëndeti, nga tregtia dhe multilateralizmi si dhe sfidat gjeopolitike”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.
Ende nuk është caktuar data e saktë e mbajtjes së samitit BE-SHBA.
Më 25 maj udhëheqësit e BE-së do të mbajnë gjithashtu një samit në të cilin është paraparë të diskutohet për menaxhimin e pandemisë dhe tensionet me Rusinë. /REL/
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...