Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se deri në arritjen e kontingjentit të radhës të vaksinave, në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë më vaksinime, meqë vaksinat e ardhura nga COVAX të parapara për këtë qendër janë dhënë të gjitha.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët në Komunën e Prishtinës se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, me që, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.
Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion.
Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX./arbresh.info/
Osmani takohet me Walker: Kujtesa e Reçakut mbetet e gjallë
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë