Barcelona ka fituar me rezultat 5-2 ndaj Getafes në ndeshjes së 31-të në La Liga.
Pas ndeshjes, i riu i Barcelonës i cili po inkuadrohet shumë së fundmi, Ilaix Moriba, pati një intervistë të vogël, transmeton lajmi.net.
“Unë jam duke jetuar një ëndërr dhe shpresoj të mos zgjohem kurrë”, ka thënë ai për Barca TV.
Tutje, Moriba tregoi se luftojnë deri në fund të ndeshjes: “Ne luftojmë gjithsecili për fitore, këtë gjë e treguam më së miri sonte”.
18 vjeçari pati paraqitjen e tij të 11-të për Blaugranët këtë sezon, ku ai ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 3 asistime.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës