Nuk ka më asnjë dyshim, Zlatan Ibrahimovic do të rinovojë kontratën e tij me Milanin për një sezon tjetër.
Vendimi ishte marrë prej kohësh, por kishin mbetur për t’u sqaruar vetëm disa detaje. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi janë duke u dhënë zgjidhje çështjeve të fundit burokratike, por marrëveshja është gjetur dhe nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar do të ndodhë së shpejti.
Ndoshta tashmë mes kësaj të enjteje në mbrëmje duke u gdhirë e premtja në mëngjes.
Zlatan Ibrahimovic do të veshë fanellën e “Djallit” deri më 30 qershor 2022, që do të thotë se ai do të vazhdojë të luajë përtej 40 vjeç.
Gjiganti suedez do të festojë plot katër dekada jetë më 3 tetor. Shifrat që do të përfitojë gjiganti suedez duhet të jenë të përafërta me ato të kontratës aktuale, pra rreth 7 milionë euro.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...