Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kuvendit, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë në lidhje më shtesat.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka shkruar se zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara.
Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie./arbresh.info/

Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...