Turqia raportoi 61.967 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.932 pacientë simptomatikë, dhe 362 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,44 milionë, kurse numri i të vdekurve në 36.975, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithsej 52.213 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,84 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.398, treguan shifrat e fundit.
Mbi 44,72 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 318.389 gjatë ditës së kaluar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...